Edhe Qarkorja e Myftinisë së Shkupit shkakton incidente

Rrjeteve sociale kanë qarkulluar komente të ndryshme lidhur me një QARKORE të lëshuar nga Myftinia e Shkupit. Sipas njërës nga faqet e rrjetit social facebook që ekskluzivisht përcjellin zhvillimet rreth BFI-së së uzurpuar nga Mulla Sula, mësohet se disa nga xhematet u kanë shkruar se Qarkorja në fjalë ka qenë shkaktare e incidenteve në disa xhami! 


Në faqen "Stop Sulejman Rexhepi" mund të lexoni këto vërjetje mjaft serioze lidhur me këtë problem:


"NGA INBOX-I:

- Zgjedhje të organeve kolektive ka pasur para dy viteve, përse të bëhen këto lojëra dhe përse e tërë kjo të bëhet në kundershtim me Kushtetutën e BFI-së!

- Rijaseti nuk ka shpallur zgjedhje të organeve kolektive që dikush nga Myftinia e Shkupit të leshon kësi lloj Qarkoreje!

- Pëerso kjo bëhet vetëm në Shkup dhe jo edhe nëpër myftinitë e tjera të vendit!?

- Përse Qarkorja u jepet vetëm disa xhemateve, pra, për disa këshilla të xhamive kërkohen procedura të tjera, e për disa, krejtësisht të tjera!?

- Kjo Qarkore e lëshuar nga Myftinia e Shkupit, në vend se të zgjidh ndonjë problem, ajo në disa xhami ka shkaktuar probleme, zenka dhe fyreje brenda xhamive! A nuk është turp!?

- Qenan Ismaili, i emëruari për Myfti të Shkupit pa respektuar Kushtetutë e Rregullore, tani duke u thirrur ne Kushtetutë - por në kundërshtim me Kushtetutën, kërkon që edhe të tjerët të "zgjidhen-emërohen" në kundërshtim me Kushtetutën! Kuptohet, sipas orekseve të tija!


Comments