Libër rreth një libri plagjiaturë të Sulejman Rexhepit

Nga kolegët tanë të cilëve çdo ditë iu nëpërkëmbet dinjiteti dhe krenaria e të qenurit teolog, na ka ardhur një informatë që dëshmon për shpenzime të majme për fallsifikim të “potencës itelektuale” të Sulejman Rexhepit. 
Në letër thuhet:

“Të dashur vëllezër që për mrekulli jeni duke e mbajtur faqen tuaj elektronike! Po ju informojmë se, në këto çaste, në këto momente kur çdo ditë po kërcënohemi nëse do të kemi rrogë a jo, kur na janë shkurtuar dhe hequr të gjitha pagesat e ligjshme, kur vjedhja e arkës se BFI-së ka arritur majen e kulmit, po marrim vesh se po përgatitet një libër në emër të Sulejman Rexhepit, që siç e quani ju, uzurpator të BFI-në dhe të aseteve të saj!

Ky libër, po përgatitet nga Agim Mehmet si dhe nga kryetari më abstrakt, i një shoqate të paqenme arka e së cilës shërben si “buxhet i zi” i Sulejman Rexhepit. Në fakt, Agim Mehmeti dhe Rexhep Ziberi, të cilit nuk iu fut asnjë therrë në këmbë, ndonëse gjuajti me armë zjarri në masë, po e përgatisin përmbledhjn e kollumneve të shkruara nga Agim Mehmeti e në emër të Sulejman Rexhepit! Supervizor i këtij aktiviteti është “nëpërka” e BFI-së që po dergj nga kafshimet e tij, Muzemil Osmani. Botimet tona po presin ditë më të mira, edhe pse janë libra fetarë, botime që mund të shërbejnë si literaturë bazë e vatrave tona arsimor fetare. Arka e BFI-së po shterron për budallallëqe dhe idiotizma që po na shiten si “kapacitet intelektual” i Sulejman Rexhepit. Agim Mehmeti në kohën kur fytyra e Sulejman Rexhepit është bërë gjithë baltë, ka zgjedhur që ta ndihmojë duke u munduar t’ia përmirësojë imaxhin si autor i “kollumneve të përditshme”! Kollumnet nuk mund të të bëjnë intelektual, ato janë grahma e fundit e trurit që brehet çdo ditë nga pak nga alkoli dhe nga mjetet stimuluese. Për të tilla idiotizma do të shpenzojmë edhe atë pak pare që ka ngelur në arkën e BFI-së?! Ne e njohim Agim Mehmetin! Atij nuk i intereson asgjë, as libri i shkruar në emër të Mulla Sulës me mijra gabime gjuhësore, me një sintaksë të çoroditur dhe, me tekste të llojit që nuk i përkasin asnjë teologu normal në botë. Agimi pret që ta shnukë një dorë leku nga arka që i përket zhvillimit të jetës fetare islame dhe jo idiotizmave që shugurohen me tym temjani e me “ujë të bekuar” që mbanë shije birre e rakie...”
, thuhet veç tjerash në letrën e kolegëve tanë që na ka arritur nga brenda BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi.

Redaksia jonë ka disa ditë që e ka këtë informacion, ndaj dhe sakaq edhe ne do ti mbledhim të gjitha esetë që janë përgjigje e çdo kollumneje të Agim Mehmetit shkruar në emër të Sulejman Rexhepit. Të gjitha “librat e Sulejman Rexhepit” janë plagjiaturë, kurse kjo e fundit do të jetë e FUNDIT, i cili do të lakuriqësohet nga një libër-përgjigje tjetër! Libri me titull “Agim Mehmeti i Mulla Sulës si Gebelsi i Hitlerit” do të jetë me tirazh të kufizuar, kurse për auditoriumin e gjërë do ta kemi si botim elektronik që do të botohet në portalin tonë por edhe në shumë të tjera që bashkëpunojnë me ne, për një kauzë të shëndoshë kombëtare e fetare.

Comments