Republika e Turqisë nga institucionet përkatëse të Maqedonisë kërkon masa konkrete e të patjetërsueshme kundër Sulejman Rexhepit

Në shumë media të Republikës së Turqisë është botuar një raport-analizë e thuktë rreth aktiviteteve të dyshimta të Sulejman Rexhepit si dhe kriminalizimin e BFI-së nga ana e tij. Po ashtu, veç të tjerash, nënvizohen edhe synimet e Sulejman Rexhepit për ta shitur dhe shkatërruar vakëfin që rrjedh që nga periudha e Perandorisë Osmane. Në këtë vazhdë theksohet edhe antiturqizmi i tij si dhe tendencat e tij për të ruajtur lidhjet nëntokësore me elementet e FETO-s. “Republika e Turqisë si Shtet, ia tërheq vërejtjen për gabimet që Sulejman Rexhepi, në emër të Myslimanëve të Maqedonisë, nëpër fjalimet e tij, e ka kundërshtuar Turqinë dhe Presidentin Rexhep Tajjip Erdogan, dhe për këto gabime shteti turk kërkon të merren masa konkrete dhe të pashmangshme”, thuhet veç të tjerash në raportin e publikuar dje nëpër dhjetra media turke


Raporti fillon me një përshkrim të strukturës së përgjithshme të popullatës myslimane të Maqedonisë, të cilët kanë Institucionin e tyre fetar, Bashkësinë Fetare Islame, e cila për momentin është e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi. Në vazhdim, në mënyrë kronologjike listohen një sërë aferash që ndërlidhen me Sulejman Rexhepin dhe interesat e tij meskine. Në raport thuhet:

“Bashkësia Islame e Jugosllavisë në të kaluarën ka përfaqësuar zyrtarisht myslimanët e shteteve të Ballkanit e në veçanti myslimanët e Maqedonisë. Pavarësimi i Maqedonisë si shtet solli edhe pavarësimin e institucioneve të vendit që dikur funksiononin nën ombrellën e institucioneve federative. Së këndejmi, u pavarësua edhe institucioni fetar islam me emrin Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë. Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë zë vend edhe në kushtetutën e shtetit dhe është e pavarur për të organizuar edukimin fetar, për të menaxhuar me pasurinë e Vakufit, botimin e librave fetarë etj. Përvoja shekullore në organizimin e jetës fetarë e ka bërë që BFI të jetë e sistemuar mirë. Reisu’l-Ulema i zgjedhur, si pjesë e tij janë edhe13 Myftini përmes të të cilave shtrihen aktivitetet fetare në të gjitha qytetet e Maqedonisë. Imamët që kryejnë detyrat e tyre në qytete dhe fshatëra janë bartës të detyrave fetare në Myftinitë përkatëse. Në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë sot aktive janë rreth 600 Xhami dhe Mesxhide. Turqia është nga vendet që më së shumti ka ndihmuar BFI-në; Dijaneti i Turqisë viteve të fundit ka zgjeruar aktivitetet e saj si dhe ka ndihmuar edhe studentë ndërsa edukimi fetar është shtuar dukshëm”, thuhet në vij të trasha në këtë raport në pjesën ku flitet për strukturën e popullatës myslimane si dhe mbi organizimin e jetës fetare institucionale në Maqedoni.

Më tej, raporti sjell detaje mbi aktivitetet e dyshimta dhe të kriminalizuara të Sulejman Rexhepit, i cili i ka instensifikar këto veprime që kur e ka uzurpuar BFI-në dhe, sidomos që kur nga ky Institucion, pikërisht për veprimet e kriminalizuara të Sulejman Rexhepit, dha dorëheqje sekretari i përgjithshëm Afrim Taihri.


“Përgjegjësia e Reisu’l-Ulemasë dhe Sulejman Rexhepi

Reisu’l ulema i Maqedonisë është i thirrur që të prinë në të gjitha aktivitetet fetare dhe organizimet shoqërore me karakter fetar, nën kontrolin e Reisu’l Ulemasë janë edhe pasurit e Vakufit si vende, dyqane etj. Kryetar i Bashkësisë Fetare tani per tani është Reisu’l ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi. Sulejman Rexhepi me BFI-në kryeson një periudhë të gjatë duke ia garantuar vetes mandatin deri në vdekje! Myslimanët e Maqedonisë ndjehen tepër të shqetësuar nga Sulejman Rexhepi dhe për këtë në emër të tij kanë hapur një numër të madh të proceseve gjyqësore.”

Gjithçka që thuhet rreth Sulejman Rexhepit, mbështetet në fakte dhe argumente të shumta e të pamohueshme. Raporti fillon duke sjellë faktin që Sulejman Rexhepi ka qejf të fotografohet gjithnjë duke e nxjerrë në plan të parë oren Rolex prej 35 mijë euro që e mbanë në dorë e që është shenjë që përcjell mesazhin e mundësisë për korruptim, në çdo moment.

Në vazhdim po sjellim fragmente të këtij raporti që tashmë ka vërshuar të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike turke:

“Perfitimet dhe intereset personale
Sulejman Rexhei mbanë në dorë orën e markës ROLEX në vlerë prej 35 mijë euro. Në kushte normale, marrë parasysh edhe të ardhurat personale nga ai post i Sulejman Rexhepit, nuk mund të paramendohet një luks i këtyre përmasave.

https://www.youtube.com/watch?v=bnwmmrruAIs 

“Xhamia e njohur mes Shkupjanëve si Xhamia e Çarshisë më herët ka pasur në pronësi Vakufet që gjenden rreth saj, dyqanet tanimë janë shitur me ndërmjetsimin e një banke. Sulejman Rexhepi ka lënë në hipotekë këto dyqane pas një borxhi që ka marrur në këtë bankë, kinse për rrogat e të punësuarve! Këtë fakt e pohojnë sidomos qarqet që nga afër janë me këtë problematikë. Lëvizjet e llogarisë së Bankës nxjerrin në pah të dhënat që mund t’i quajmë zyrtare.”Sulejman Rexhepi nuk është në gjendje të thotë asgjë se çka po ndodhë me Xhaminë e Çarshisë në Prilep dhe ku ngeli vakëfi i kësaj Xhamie, sikur nuk është në gjendje të thotë asnjë fjalë se çka ndodhi me objektin e Myftinisë së Shkupit (në rr.Samailova 43) e cila u ble me huazime nga një bankë që funksionon në Shkup. Po ashtu, nuk është në gjendje të thotë se çka po ndodhë me vakëfin e Xhamisë së Allaxhës, për të cilën po flitet se ia ka “falur” njëfarë firme me emrin “Shmeki”! Ku ngeli vakëfi i Myftinisë së Manastirit? Po ai i Resnjës, Velesit… I shiti që të gjitha, ndërkohë që ka shtuar pronë dhe pasuri personale e familjare. Sot, Sulejman Rexhepi llogaritet si “reisi” më i pasur i myslimanëve më të varfër në rajon, nënvizon raporti turk për t’u ndalur në vazhdim në aktivitetet konkrete të Sulejman Rexhepit për sa i përket shitjes, tjetërsimit dhe shkatërrimit të vakufit:


Shitja dhe asgjësimi i pasurive të Vakufit

Pasuritë e Vakufit të Shkupit shiten kurse Sulejman Rexhepi nuk ka marrur asnjë masë për ta parandaluar këtë dukuri. Përkundrazi, e stimulon, sepse përqindje të majme futen në xhpin e tij.

Sulejman Rexhepin tashmë e ka verbuar pasuria e Vakufit që është trashëguar nga periudha Osmane.

“Përgjithësisht, Vakufi i Shkupit është në një gjendje të mjerueshme. Sulejman Rexhepi nuk ka bërë përpjekje serioze në suaza të ligjit që t’i kthejë pronat e periudhes Osmane, kurse, ana tjetër, Xhamitë e Maqedonisë kanë mbetur pa mbikqyrje dhe BFI nuk ka ndërmarrur masa për rindërtime, riparime, mbikqyrje. Si pasojë e kësaj sjelljeje të pahishme, edhe Myftinitë mbetën pa më të voglën mundësi për të evituar situata të tilla. Ndërsa Myftinjtë nga frika që u shkakton presioni psikologjik të cilën e ushtron mbi ta Sulejman Rexhepi, nuk kanë guxim të përmendin asgjë në lidhje me sjelljet e kriminalizuar të Sulejman Rexhepit ndaj Vakufit. Mbi gabimet e Sulejman Rexhepit në lidhje me qëndrimet e tij kundër kulturës Osmane, zhvatjes së xhamive, shitjeve të Vakufit, pati edhe të atillë që nuk heshtën por folën haptazi duke e argumentuar situatën e mjerueshme në të cilën e ka sjellë Sulejman Rexhepi BFI-në. Njëri nga këta është edhe ish-Sekretari gjeneral i BFI-së H. Afrim ef. Tahiri, i cili paralajmërimin për këto çeshtje e mori si detyrë islame dhe aty ku i është dhënë hapësirë ka vepruar, duke filluar nga Presidenca e Shqipërisë si dhe strukturave të ndryshme ndërkombëtare”, thuhet në raport duke sjellë si ilustrim edhe linqe e fakte konkrete.

https://www.lajme.al/leter-e-hapur-presidentit-ilir-meta

Sa kushton një dekoratë presidenciale?!

Po ashtu, raporti një kapitull të veçantë ia kushton edhe lidhjeve të dyshimta të Sulejman Rexhepit që i mbanë me strukturat terroriste të FETO-s. Rreth këtij problemi raporti turk nënvizon:


“Sulejman Rexhepi si mburoja e FETO-së

Presidenti i Shqipërisë njihet si mbështetes i FETO-së. Pasqyrë e kësaj është reagimi i Presidentit të Shqipërisë në lidhje me ekstradimin e pjestarëve të FETO-së nga Kosova. Sulejman Rexhepi, përkundër qëndrimeve dhe kërkesave zyrtare të qeverisë turke që mos të bashkëpunojnë aleatët e saj me elementet e nëntokës së kësaj organizate terrorise, Sulejman Rexhepi është përpjekur që pasurinë dhe pronat e kësaj organizate terroriste t’i kalojë si pronë të BFI-së, me qëllim që t’ia ruajë pasurinë e ndyrë FETO-s. Natyrisht, kërkesa turke për sa i përket gjylenistëve në Maqedoni gjithnjë është refuzuar, meqë janë publike lidhjet e gjylenistëve me pushtetin, sidomos me një pjesë të pushtetit që kontrollohet nga Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së”, nënvizon raporti për t’u ndalur pastaj edhe në lidhjet e fundit të Sulejman Rexhepit me strukturat vehabite në Maqedoni por edhe në botë.

http://1kliklarg.com/lajme/maqedona/edhe-sulejman-rexhepi-kunder-feto-s/


“Sulejman Rexhepi si mburoje e vehabistëve/selefistëve

Në vitin 2016 Sulejman Rexhepi deklaron se nxënësit myslimanë të Maqedonisë që shkojnë për t’u shkolluar në Arabinë Saudite jane mercernarë, vehabistë dhe që kane simpati ndaj ISIS. Kurse pas dy viteve, më 11.11.2018, nga Arabia Saudite kanë ardhur në Shkup 6 hoxhallarë të cilët, me ndihmë dhe ftesën e Sulejman Rexhepit, u kanë dhënë kurse fetare 50 imamave, ndonëse ka pasur imamë të punësuar të mdh’hebit Hanefi që nuk kanë pranuar të marrin pjesë në atë kurs për “thirrje në islam”.

Sulejman Rexhepi, pas vrasjes tragjike të Kashogit, i drejtohet Arabise Saudite me përkrahje për familjen mbretërore. Sulejman Rexhepi Familjes Mbretërore të Arabisë Saudite në letrën e vet përkrahëse e drejtohet kështu “Unë mbështes Familjen Mbretërore dhe në emër të të gjithë Muslimanëve të Maqedonisë falënderojmë familjen mbretërore”. Ne lidhje me këtë letër përkrahëse ka pasur reagime të shumta nga Myslimanët e Maqedonisë , kurse Ambasada Turke kishte drejtuar lutje që kjo letër të tërhiqet nga faqja zyrtare, por fatkeqësisht, sot e kësaj dite kjo latër qendron në faqen zyrtare të BFI-së”, thuhet në raportin e publikuar në dhjetra media turke duke sjellë edhe linqe, fotografi e fakte konkrete që e ilustron çdo konstatim të raportit.


http://struze.mk/ivz-glaven-problem-se-imamite-od-saudiska-arabija/

https://www.youtube.com/watch?v=NCH_eSN2N6I

http://bfi.mk/al/leter-perkrahese-mbreterise-se-arabise-saudite/?fbclid=IwAR3HRYNk_DCL4rXBqlO_GZ4B4tNVo9lzrJkUBYEkhfBeGFuks6HV24POWdE

https://nezavisen.mk/mk/vesti/2018/10/98419/

https://www.mkd.mk/makedonija/politika/sulejman-redzhepi-vo-ime-na-ivz-go-poddrzhuva-kralot-na-saudiska-arabijae-vo

https://www.slobodenpecat.mk/makedonija/poglavarot-na-ivz-ja-poddrzha-saudiska-arabija-za-sluchajot-ubieniot-novinar/

https://vesti.mk/read/article/https%3A%2F%2Fmakpress.mk%2FHome%2FPostDetails%3FPostId%3D255258

Pa dyshim, raporti turk që zuri shumë hapësirë nëpër mediat turke një kapitull të veçantë ia kushton edhe qëndrimit të Sulejman Rexhepit lidhur me Turqinë dhe presidentin e saj, Rexhep Tajjip Erdogan:

“Sulejman Rexhepi, kundërshtimet dhe fjalimet e tij kundrejt Turqisë dhe Rexhep Tajjip Erdogan

Për kryetarin e BFI-së Sulejman Rexhepi egzistojnë akuza serioze që duhet të analizohen seriozisht. Përkundër ndihmës dhe përkrahjes që Turqia e jep, Sulejman Rexhepi përsëri nuk ndalet me fjalime selefiste\vehabiste kundër shetit Turk.
Nga Maji i vitit 2015, në lidhje me Sulejman Rexhepin mediat në Maqedoni kanë publikuar rreth 3000 teskte dhe informata.

Sulejman Rexhepi, për Rexhep Tajjip Erdoganin ka folur në shumë televizione. Më poshtë po e sjellim një inçizim që e vërteton këtë që po e theksojmë në raport:

Në këtë program me 28/03/2018 në TV Koha të Tetovës flet për Turqinë dhe presidentin e saj Erdogan.
Fol Tash – Emision Debativ -Sulejman Rexhepi- Kryetar i Bfi-së


Pas dekorimit kinse nga “amerikanët” në Maqedoni, në këtë foto nuk është i pranishëm edhe flamuri turk.


https://mileniumi3.wordpress.com/2017/12/29/myfti-qani-nesimi-zoti-qofte-i-kenaqur-me-presidentin-amerikan-donald-tramp/


Raporti përfundon me disa rekomandime që mund të përceptohen edhe si qëndrime zyrtare të Shtetit Turk për sa i përket Sulejman Rexhepit dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, të cilët heshtin dhe në heshtje ia legjitimojnë tërë këtë krim që po e bën mbi vakufin si dhe në tërësi mbi Institucionin e BFI-së:


“Rekomandimet

Diplomacia aktive kulturore Turke në Ballkan e ka bërë të qartë qëndrimin e përgjithshëm të shtetit turk. Në këtë drejtim, përhapja e mendësisë selefiste duhet t’i alarmojë duke filluar që nga Myftinitë, imamat si dhe tërë kuadri që ka kryer dhe është edukuar nëpër Universitetet Turke, sepse Sulejman Rexhepi nuk e kryen detyren e vet si duhet as në këtë drejtim.

Në Maqedoni jetojnë qindra hafëzlerë. Për hafëzlerët më të rinj duhet të mundësohen bursa, konvikte, dhe kushte të tjera që të kenë mundësinë të vijnë të edukohen dhe të shkollohen në Turqi, ose, t’ju mundësohen kushtet që edhe në shtetin e tyre të marrin mësime nga burimet e sigurta fetare.

Gjatë viteve të fundit Sulejman Rexhepi shumë nga të punsuarit në BFI i ka larguar nga puna sepse nuk e kanë perkrahur atë dhe politikat e tij destruktve dhe pas kësaj ka ndalur dhe ndërprerë çdo aktivitet të tyre fetar.

Bashkësia Islame ështe e mbushur me njerëz që i nënshtrohen atij. Përveç 4 personave të afërt që ka larguar së fundmi, ai mund t’i largojë edhe gjithë personelin.
Afrim Tairi, personi që Sulejman Rexhepin e njeh për së afermi, me dhjetra herë publikisht e ka ftuar Sulejman Rexhepin në debate televizive, por ky nuk ka pranuar një gjë të tillë.
Krimet e Sulejman Rexhepit i di edhe vetë shteti i Maqedonisë. Muhamed Zekiri njëri nga deputetët e Parlamentit të Maqedonisë, në fjalimin e tij në Parlament, direkt akuzoi Sulejman Rexhepin për keqpërdorime, kështu duke e tërhequr vëmendjen e shtetit, qeverisë dhe popullit lidhur me Sulejman Rexhepin.

https://www.youtube.com/watch?v=1MOxThJa6uw&ab_channel=DailyVideo

https://www.youtube.com/watch?v=ddk8Wmp_9vs

Republika e Turqise si shtet, tërheq vërejtjen për gabimet që Sulejman Rexhepi në emër të Myslimanëve të Maqedonisë në fjalimet e tij ka kundërshtuar Turqinë dhe Presidentin Rexhep Tajjip Erdogan, dhe për këtë, me qëllim që sa më shpejt këto gabime të evitohen, duhet të merren urgjentisht masa konkrete të pashmangshme.

Comments